Bullizmi në shkolla, 20% e nxënësve janë përfshirë në këtë fenomen

Bullizmi vijon të mbetet shqetësues për nxënësit shqiptarë. Sipas një studimi, rezulton se 20% e tyre janë përfshirë në këtë fenomen.

Rreth 20% e nxënësve shqiptarë kanë rënë pre e bullizmit. Të rinjtë pranojnë se ky fenomen ndodh jo vetëm në shkollë, por edhe ambientet e tjera që frekuentojnë.

Ata paragjykohen për pamjen fizike, origjinën dhe kushtet ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të frenuar këtë fenomen, 21 shkolla në mbarë vendin kanë ndërmarrë disa projekte ndërgjegjësuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditën kombëtare të bullizmit nxënësit ekspozuan punët e tyre, ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Europës dhanë këto mesazhe.

“Lumturinë më të madhe njeriu e ka kur jep dashuri, kur jep përkujdesje, përkushtim ndaj shokut, mikut”.

“Nëse të gjithë shikojmë njëri-tjetrin ashtu siç është ne do ta bëjmë gjithçka më të bukur sepse jemi individë dhe bota është e bukur sepse është e ndryshme”.

Bullizmi nuk është një fenomen shqiptar, por njeh përhapje të gjerë në mbarë botën.

Ai lë gjurmë të rënda në psikologjinë e të rinjve dhe shkakton mungese vetëbesimi.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?