Bulqizë, hajduti i hyn në shtëpi, i moshuari e qëllon me automatik
Një ngjarja e cila mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Viçisht në Bulqizë, ku një person i paidentifikuar po tentonte të vidhet një banesë, madje duke ushtruar edhe dhunë ndaj dy të moshuarve burrë dhe grua që ndodheshin në shtëpi.
Policia sqaron se hajduti kishte hyrë në banesën e shtetasit I.Xh, 74 vjeç, ku ka ushtruar dhunë duke përdorur sende të forta, ndaj tij dhe bashkëshortes së tij shtetases N.Xh,70 vjeçe, ku më pas dyshohet se ka vjedhur një aparat celular.
“Ndodhur në këto kushte shtetasi I.Xh, ka përdorur armën e zjarrit tip automatik ku ka qëlluar në drejtim të autorit por pa pasoja”, sqaron më tej policia.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestuar gëzhoja dhe arma e zjarrit tip automatik të cilën shtetasi I.Xh, e dispononte pa leje.
Shtetasi I.Xh, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes .
Ndërkohë pecialistët për Hetimin e Krimit po vijojnë veprimet për veprën penale “Armbajtje pa leje” për shtetasin I.Xh.

