Bum turistësh në Shqipëri, 3.4 milionë të huaj në 6 muajt e parë

Shqipëria po përjeton vitin më të bujshëm turistik. Rreth 3.4 milionë të huaj kanë hyrë në vend në gjashtë muajt e parë të vitit një rritje kjo me 33% krahasuar me një vit më parë. Ky është edhe gjashtëmujori me më shumë të huaj të ardhur në Shqipëri.

Qershori ka shënuar po ashtu shifra rekord. Sipas INSTAT, rreth 1 milion të huaj hynë në vend, 15% më shumë sesa vjet.

Të huajt e ardhur nga Evropa vazhdojnë të kryesojnë, ndërsa rritje të konsiderueshme të interesit ka tek turistët e ardhur nga Amerika dhe Azia Lindore. Pjesa më e madhe e të huajve kanë ardhur në Shqipëri për pushime dhe qëllime personale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?