Bum turistik? Deputeti publikon videon me dron nga plazhet e Vlorës

Kryeministri Edi Rama por edhe ministrat, paralajmëruan që në muajin prill se kjo verë do të ketë bum turistësh në Shqipëri. Mirëpo, pamjet të filmuara me dron në plazhet e jugut gjatë korrikut dëshmojnë të kundërtën.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka publikuar një video ku shihen plazhet e boshatisur, ndërsa shpreh shqetësimin për efektin te bizneset.

“Plazhet fantastike të Vlorës janë bosh në mesin e sezonit turistik. Biznesi ka investuar në hotele dhe restorante dhe priste turistët e premtuar nga Rama. Po të merreshin me thelbin dhe jo me fasada dhe mashtrime, bregdeti do ishte një pasuri për të gjithë vlonjatët”, shkuan Shehaj në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?