Bumçi akuza Bashës: Rama do ta ndihmojë edhe në gjykatë që të mbajë vulën

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi, thotë se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Për të në ndihmë të kreut të PD-së është vetë kryeministri Edi Rama.

”Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën.

Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve.

Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me këto karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP