FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bumçi për protestat: Rezistenca e PD u dha shpresë qytetarëve

Aldo Bumçi thotë se rezistenca e opozitës ua dha shpresë qytetarëve që u ngritën në protestë kundër qeverisë. Për një situatë e mbarsur ndonjëherë ka nevojë vetëm për një shkëndijë për të shpërthyer. Ai e konsideroi protestën qytetare një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa shprehu besimin se ajo nuk do harrohet.

“Duke parë rezistencën e kësaj proteste, unë kam besim se ky nuk është një moment që do harrohet. Qytetarët kanë dalë kur i ka thirrur opozita sepse nga Kryeministria te Galeria e Arteve i kemi mbushur sheshet. I kemi mbushur me dhjetëra herë, në këto vite që jemi përballur me vështirësi, janë goditur me shkopa gome deputetë të PD, me gaz të shënjestruar në sy kryetarin e opozitës, nënkryetarët e partisë. Kjo protestë qytetare ka qenë e munguar në Shqipëri.

Pse duhet të ishte vetëm PD që protestonte te bashkia për inceneratorin? Duhet të dilte gjithë qyteti. Ky është një moment pjekurie. Rezistenca që bëri opozita nga dhjetori në maj, të gjitha skandalet, gjithçka mbarset, dhe më pas ke një nxitje. Alkimia e një aktivizimi shoqëror. Një situatë e mbarsur ndonjëherë ka nevojë për një shkëndijë. Rezistenca e opozitës ka dhënë shpresë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?