Bumçi: Rama po dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon Vuçiç

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka folur në “A2Cnn” për situatën aktuale politikë në vend, por edhe për Samitin Ballkanik, i cili do të zhvillohet në Tiranë ditën e shtunë. “Nuk ka gjë më të dëmshme se sa Tirana të punojë kundër interesit të Kosovës. Rama e ka parë marrëdhënien me Serbinë në interesin e tij personal. Në 2014, Rama ishte në Beograd, nga ku nisi një periudhë intensive takimesh Rama-Vuçiç. Serbia ka dashur të përfshijë Tiranë në bisedimet me Prishtinën, por ata kanë shtetin e tyre. Kaq shumë e kaloi masën Rama sa të gjithë drejtuesit politikë të Kosovës thanë publikisht se pajtimi kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana. Rama ka kontribut në regresin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Rama ka shkaktuar dëm. Rama është njeriu që ka shkatërruar ekonominë shqiptare dhe kërkon të marrë jetë nga jashtë. Vuçiç dhe Rama marrin protagonizimin për interesat e tyre. Rama i jep kapital Vuçiç që të mos ulet me Prishtinën. Rama dobëson faktorin shqiptar dhe fuqizon Vuçiç. Marrëveshje shqiptaro-serbe dhe Kosova konsiderohet e dorës së dytë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?