“Bumi” i privatizimeve në bregdet/ Në një vit shiten rreth 300 prona shtetërore në Durrës, Vlorë e Sarandë

Vala e privatizimeve e nisur vitin e shkuar nga Ministria e Financave është përkthyer në një bum shitjesh të pronave shtetërore.  Numri më i madh i shitjeve të objekteve rezulton në zonat bregdetare.  Nga rreth 660 objekte të nxjerra në shitje apo me qira në data base-n e financave për vitin e shkuar, aktualisht rezultojnë të disponueshme rreth 300 prej tyre.

Vitin e shkuar Scan bëri publik data base-n e këtij dikasteri me rreth 1,900 prona në shitje apo me qira, një pjesë e mirë e të cilave të përqendruar në katër qytetet bregdetare, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin.  Zona e Durrësit ishte ajo që numëronte më shumë prona shtetërore në proces privatizimi, me 377 njësi. Pjesa më e madhe e tyre ishin ish reparte ushtarake, ndërkohë që nuk mungojnë ish uzinat e fabrikat, magazinat, depot, zyrat,  deri te trojet. Bie në sy se disa prej pronave janë të pozicionuara në zona mjaft të rëndësishme turistike, si Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, apo Bisht Pallë. Aktualisht në data base numërohen 81 objekte të disponueshme në Durrës.

Vlora është qyteti i dytë për nga numri i pasurive shtetërore në shitje, me 210 pasuri në vitin 2018,  ku kanë mbetur të disponueshme 182  sipas të dhënave të rifreskuara. Më pak shitje janë regjistruar në Sarandë e Shëngjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

/SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?