“Burg” babait që abuzoi me të bijën për shumë vite

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg” për babain përbindësh i cili akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij. 61-vjeçari me inicialet Q.N u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija.

Burimet kanë bërë të ditur se ndaj vajzës abuzimi ka vazhduar prej vitesh. Flitet se vajza është abuzuar për 16 vite. Mësohet se kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë.

Mësohet se 61-vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin. Pas denoncimit të 25-vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?