Burg italianit, i akuzuar për pedofili

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ”arrest me burg” për shtetasin italian të akuzuar për pedofili. Massimiliano Pronte, akuzohet se ka abuzuar me fëmijët e bashkëjetueses së tij, të cilët e kanë pranuar këtë gjë kur janë pyetur në prani të psikologëve.

Arrestimi i italianit Masimilliano Croce për abuzim me të mitur në Itali, ka zbuluar një skandal në Shqipëri. 45-vjeçari në Tiranë ka bashkëjetuar me një grua dhe dyshohet se ka abuzuar me dy fëmijët adoleshentë të saj, të cilët kanë bërë dhe një kallëzim pas arrestimit të italianit.

Italiani është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur të kryer më shumë se një herë. Kallëzimi për të është bërë nga dy adoleshentët, njëri 14-vjeç dhe tjetri 13, pasi kanë mësuar se abuzuesi i tyre është arrestuar. 45-vjeçari kishte rreth 3 vite që bashkëjetonte me gruan shqiptare në periferi të kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekstradimi i 45-vjeçarit drejt Italise pritet të mos kryhet pasi atij i duhet të përballet më parë me akuzat në Shqipëri dhe vetëm pasi të mbyllë llogaritë këtu, do të dërgohet drejt vendit fqinj për të vuajtur dënimin e marrë nga gjykata italiane në mungesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masimilliano Croce u arrestua 4 ditë më parë për llogari të autoriteteve italiane pasi është dënuar me 16 vite burg për abuzime me të miturit në Romë. Croce është diplomuar për pedagogji për të mitur, madje ka kryer edhe një doktoraturë për rastet e pedofilisë online.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?