“Burg pa afat” për Ervis Martinaj, zbërthehet celulari me 73 mijë materiale
Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt. Nga burg me afat 30-ditor, masa është “burg pa afat”. Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ndaj Martinajt janë ngritur edhe akzua që kanë të bëjnë me organizimin e paligjshëm të lotarive, fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, vepra që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinajt në fushën e basteve sportive.
Pas vendimit të Apelit, avokati i Martinajt nuk pranoi të prononcohej por jashtë kamerave mësohet se ai do të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër këtij vendimi, që e mban Martinajn në burg deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti; ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A.Boshnjaku. 36-vjeçari Martinaj akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Nga ana tjetër, telefoni i markës “Iphone X”, i sekuestruar biznesmenit Ervis Martinaj në spital ditën kur ai mbeti i plagosur në lokalin Monopol në ish-Bllok, është duke u analizuar nga “Task-Forca” që udhëheq luftën me krimin e organizuar. Pas kthimit të telefonit nga Izraeli ku u gjet paswordi ky telefon përmban 73,588 të dhëna. Që në formën e SMS-ve, fotove, videove, biseda në platformat e komunikimit në Whats Up, Telegram, Viber dhe në platformën e komunikimit të Instagram. Prokurorët e çështjes i thanë Gjykatës së Apelit se: “Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton dyshimi se është personi i regjistruar në listën e kontakteve të aparatit celular të sekuestruar Ervis Martinajt, personit nën hetim me emrin “Aldoo”, me të cilin zhvillon komunikimin në chatin e platformës Telegram të cilit i kërkohet të “afrohet tek dyqani i Redit me armë”. Pra nga ana jonë dyshohet se personi me emrin “Aldoo” është pikërisht shtetasi Eljon Hato (alias Esmerald Hato)”.
Dinamika e ngjarjes
Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë.
Sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda. Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit “Monopol”.
Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Në këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.
Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht. Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
KOHA JONË SONDAZH

