Burg për gardianin, rrëfimi në Gjykatë: Unë i vrava, qëllova se nuk i neutralizova dot

Pas krimit të dyfishtë që tronditi vendin, para trupës gjykuese doli gardiani Martin Skëndaj, i cili pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë në Poliklinikën e Patosit. 22-vjeçarari me profesion gardian në burgun e Fierit, u njoh të shtunën  me masën e sigurisë të “arrestit me burg”, për vrasjen e dy të kushërinjve, Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, 22 dhe 26-vjeç. Masën e sigurisë e vendosi gjyqtarja Adelina Zarka ndërsa prokurore ishte Çlirim Sina. Teksa pranoi vrasjen e cila erdhi si shkak i së motrës, gjatë seancës ai tha se qëlloi pasi nuk po i neutralizonte kushërinjtë. “Më dhunoi fqinji pse i kërkova të heq dorë nga kërkesa që kisha për time motër. U bë sherri në fshat, njoftova edhe Policinë para tri ditësh. Ditën e krimit në mëngjes, nisi përsëri sherri, ai kishte marrë edhe kushëririn e tij aty, u bënë dy bashkë dhe më qëlluan. Erdha në spital të marr mjekim, ata i gjeta prapë aty. U përleshëm por ishin dy dhe nuk munda t’i neutralizoj, prandaj qëllova, pasi u kisha bërë thirrje disa herë të tërhiqeshin”,-mësohet të ketë thënë në seancë 22-vjeçari. Pas daljes nga Gjykata, gardiani u shoqërua nga kolegët e tij në furgonin e Policisë, për tu dërguar në ambientet ku do vuajë masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Lidhja e tragjedisë

Konflikti që përfundi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qënë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit. Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar. Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëvë të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre. Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës. Ndërsa pesë ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua Policia e cila ndërhyri menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Dita ngjarjes

Mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba, lëre nuk na i ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”. Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në Poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushëririn e tij. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn. Kushuriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.

SHKARKO APP