Burg për mashtruesin që sillej si djali i kryeministrit
Klodian Ciruna akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda. Të paktën vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, mbi 800 mijë euro. Ndaj dhe Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin.
41-vjeçari përmes një kompani “call center” që kishte hapur, u çonte mesazhe telefonike sikur ishin shkruar nga drejtues të lartë të bashkisë, personave që u kishte marrë eurot dhe u kishte premtuar lejet e ndërtimit.
Por ai mendonte si të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej se do t’i jepej rikonstruskioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet. 41-vjeçari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për këtë skemë të madhe mashtrimi.
KOHA JONË SONDAZH

