Burg përjetë merr portugezi që vrau Nikulajn, avokati Cakrani: Më kërkoi të apelojmë vendimin
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill 2023. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municionit”.
Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani reagoi ashpër, duke e cilësuar klientin e tij të pafajshëm dhe vendimin e gjykatës të padrejtë.
“Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një gjyq popullor dhe jo mbi prova”,-tha Cakrani, duke shtuar se procesi nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e mbrojtjes gjatë hetimeve dhe gjykimit.
Nga ana tjetër, Cakrani u shpreh optimist se Gjykata e Apelit mund të japë një vendim ndryshe, duke rishikuar çështjen në bazë të provave dhe argumenteve të paraqitura.
KOHA JONË SONDAZH

