Burg shefit të Antidrogës në Durrës, dëshmia në gjyq: S’e dija që në pako kishte lekë

GJKKO ka lënë në burg Gazmir Preçin, shefi i Antidrogës në Durrës, i cili akuzohet se ka shantazhuar pronarin e një lokali me pretendimin që do ia mbyllte biznesin, nëse nuk i jepte 20 mijë euro.

Ish-shefi i antidrogës tha:“Kërkoj një masë më të butë, pasi jam baba i tre fëmijëve. Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.”.

SHKARKO APP