Burget e Greqisë jashtë kontrollit, ”shkak shqiptarët”

Situata në burgun e Trikalës ka dalë jashtë kontrollit, ku një shqiptar 55-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grek. Mediat e shtetit helen shkruajnë se 55-vjeçari, i cili është dënuar me 8 muaj burg për emigracion të paligjshëm, ishte së bashku në qelinë e pritjes për të sapombërriturit me 66-vjeçarin grek dhe prej një jave marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e acaruar. Duke shfrytëzuar mungesën e policisë, pas një konflikti për motive që nuk bëhen ende të ditura, me një thikë të sajuar, shqiptari qëlloi për vdekje 66- vjeçarin e dënuar për trafik droge. Burgu i Trikalës i është nënshtruar një inspektimi nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor, pasi nuk është hera e parë që raportohen ngjarje të tilla.

Situata nuk duket aspak e qetë dhe në burgjet e tjera. Një i burgosur shqiptar dhe një grek, kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Korydallos në Athinë. Siç shkruajnë mediat e shtetit helen, të plagosur kanë mbetur një shqiptar 27-vjeçar i cili ndodhej në burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe një grek 33-vjeç i cili ishte burgosur për vjedhje. Mësohet se dy të burgosurit janë fshikulluar me kabllo elektrike nga një grup tjetër të burgosurish për motive që nuk bëhen ende të ditura. Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Vetëm në muajt e fundit, në burgun e Korydallos janë regjistruar rreth 20 episode të ngjashme.

Tre ditë më parë, një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre arabë ka ndodhur në burgun Avlona në Athinë. Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Incidenti nisi mes dy grupeve, ku fillimisht një shtetas shqiptar dhe një arab filluan të grindeshin verbalisht përpara se të përlesheshin. Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut. “Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë u shfaq si një “luftë”. Në të vërtetë, trillimet për “kërcënim me thikë” për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ngjarje vijojnë të ndodhin, paçka se janë marrë masa si vendosja e kafazeve të posaçëm që ndërpresin përdorimin e telefonave celularë, lidhja e kamerave të sigurisë të të gjitha burgjeve me sistemin qëndror të ministrisë së Drejtësisë dhe atë të Rendit, vendosja e xhamave antiplumb në të gjitha pikat ku qëndrojnë rojet e armatosura,p ajisja e tyre me armë moderne, rritja e numrit të gardianeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?