FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Burgjet, 735 punonjës konkurruan për gradën ”Kryeinspektor”

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot testimi për përzgjedhjen e kandidatëve për gradën “Kryeinspektor” në sistemin penitenciar.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se “735 punonjës i’u nënshtruan konkurrimit, i cili synon të testojë nivelin e njohurive profesionale dhe të identifikojë nevojat për trajnim të mëtejshëm”. Sipas Qoses “nga të testuarit, vetëm 350 do të arrijnë të fitojnë gradën “Kryeinspektor””.

“Kjo është një mundësi për ecuri në karrierë brenda sistemit penitenciar, por edhe për të vendosur standardet e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi Qose. “Falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së Burgjeve për kontributin që japin në përmirësimin e sistemit penitenciar” e përmbylli Qose reagimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?