Burgjet, Rama: 24 orë me kamera. Të dënuarit asnjë komunikim me botën

”Burgjet janë vende ku vuhet dënimi jo vende ku komandohet forca e krimit”, theksoi kryeministri Rama në një deklaratë për mediat në Kryeministri.

Ai theksoi edhe se: ”Do të ngremë një sallë operative monitorimi me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë. Reduktim të fenomeneve të celularëve në burgje. Këta persona do të jenë rreptësisht të monitoruar. Burgjet janë vende ku vuhet dënimi jo vende ku komandohet forca e krimit”.

Rama tha se nga momenti i arrestimit dhe gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën jashtë dhe çdo lloj takimi do jetë i mbikëqyrur rreptësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi vendosur të marrim një veprim ligjor për personat e përfshirë në organizata terroriste që do t’i nënshtrohen një vëzhgimi të rreptë monitorimi duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi me botën e jashtme gjatë kohës dhe paraburgimit dhe më pas. Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit”, deklaroi kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?