”Burgosi” familjen, 20 ditë burg për Jetnorin. Gruaja: Jam dh*nuar, por e dua

”Arrest në burg” për 20 ditë ka vendosur gjykata për Jetnor Zhabolin që “burgosi” familjen e tij. Prokuroria kërkoi që 35-vjeçari të qëndronte në qeli për 30 ditë deri në daljen e rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor për Zhabolin.

Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës. Zhaboli ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët, pasi siç u shpreh, kishte frikë për ta.

35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes. Prej më shumë se 1 viti mbante mbyllur në banesë familjen. Ai kishte përshtatur banesën e tij në një burg për familjarët e tij, mes të cilëve nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët 3 dhe 9-vjeç të cilët ishin të monitoruar gjatë gjithë kohës me kamera sigurie.

Gazeta Panorama ka publikuar edhe një deklaratë të gruas. “Jam dhunuar dhe jetoj si të isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh. Kamerat e lëvizshme, ai mi vë tek komodina e dhomës dhe kur fle gjumë jam e monitoruar, jam e kontrolluar çdo moment. Më ka hequr telefonin”.

SHKARKO APP