”Burgosi” familjen, prokuroria kërkon ”arrest me burg” për 35-vjeçarin. Pritet ekspertiza për të përcaktuar gjendjen mendore

“Arrest në burg” kërkon Prokuroria deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen mendore të 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë. Seanca për masës e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.

Zhaboli u ndalonte atyre komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës. Jetnori ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.

35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.

SHKARKO APP