Burgu i Fierit, “shtëpi pritëse” e ujrave të zeza të qytetit
Burgu i Fierit është bërë shtëpi pritëse e ujërave të zeza të qytëtit. Janë banorët ata që kanë reaguar për gjendjen e rëndë me kanalizimet. Mjedisi përreth është i padurueshëm edhe për vizitorët në burg, si dhe probleme kanë dhe pronarët e lokaleve.
Në mes të ditës duket qartë se si tubacioni që derdhet në kanal por banorët shtojnë se në mbrëmje shkarkohen masivisht depozitat septike.
Nuk është e qartë pse burgu me kapacitet prej 1000 të dënuarish nuk ka sistem kanalizimi. Ky ishte një investim i komunitetit europian ku standartet u reklamuan si arritje për cilësinë e burgjeve në vend.
Autoritetet e burgut të Fierit nuk kanë dhënë dhënë sqarim për situatën por janë justifikuar se në këtë kanal vaditës derdhen ujërat e zeza edhe të zonave të tjera të banuara.
KOHA JONË SONDAZH

