Burgu ndryshon Lefter Kokën, shfaqet për herë të parë në sallën e gjyqit

Burgu e ka ndryshuar Lefter Kokën. Që pas arrestimit dhe dërgimit në paraburgimin në Durrës, këtë të enjte ish-ministri i Mjedisit u shfaq për herë të parë në sallën e gjyqit. Me mjekër dhe me flokë më të shkurtër se zakonisht, Koka qëndroi pas kafazit prej xhami. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-ministrin, i cili deklaron pafajësinë e tij. Ai qëndron pas hekurave për shpërdorim detyre për aferën e inceneratorëve.

Lefter Koka i kërkoi pafajësi në Gjykatën e Posaçme për tre akuzat e SPAK kundër tij në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Përmes një materiali prej 114 faqesh në total avokati i tij tha se Koka nuk ka “shpërdoruar detyrën”. Procedura e kontratës koncesionare është kryer nga një komision 7 anëtaresh, ku vetëm 3 kanë qenë nga Ministria e Mjedisit.

Sipas mbrojtësit, procedurën e koncesionit nuk e hap ministri, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave dhe se çdo vendimmarrje e komisionit ka kaluar edhe në filtrat e Këshillit të Ministrave.

SHKARKO APP