Burrë e grua gjenden të vdekur në rrugë, policia: Çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit mëngjesin e sotëm, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të kësaj të premte, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Kanë qenë shërbimet e patrullës ata që konstatusn çiftin e të moshuarve të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur edhe vdekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e policiës dhe grupi hetimor të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?