Burrë e grua rrahin kunatën nga Cërriku, ajo u bën gjëmën më pas

Një çift, burrë e grua janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatën e tyre, pra motrën e burrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk të Belshit, ndërsa të arrestuarit janë 49-vjeçari Bardhyl Kodra dhe bashkëshortja e tij, 44-vjeçarja Lavdije Kodra.

Sipas policisë së Cërrikut, dy bashkëshortët kanë dhunuar në shtëpinë e tyre 32-vjeçaren E.Kodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihen motivet që kanë çuar në një ngjarje të tillë të dhunës brenda familjes, ndërsa pasi e reja ka bërë kallëzimin në polici, çifti ka përfunduar në komisariat për “Dhunë në familje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?