Burrel- Të shtëna me armë në qendër të qytetit, një i plagosur
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 01:07
Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Burrelit.
Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i palgosur.
Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autrëve.

