Burrelsi i dehur tenton ti vjedhë me dhunë çantën shkodranes

Një 33-vjeçare ka rënë pre e vjedhjes me dhunë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në vendin e quajtur tek “Sahati” në lagjen “Vasil Shanto”.

Policia thotë se “shtetasi A.D.  41 vjec, banues në Burrel, në gjendje të dehur ka tentuar që ti marrë me dhunë çantën e krahut shtetases J.G. 33 vjeçe, ku për pasojë janë rrëzuar të dy dhe kanë marrë dëmtime  të lehta”.

33-vjeçarja ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë  ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë shtetasi A.D, ka tentuar të largohet por është kapur  nga policia dhe fillimisht është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku më pas do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Shkodër për sqarime dhe veprime të mëtejshme proçeduriale .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?