Burri godet për vdekje gruan me thikë në Pogradec, arrestohet

Një krim tjetër  në familje trondit opinionin publik. Ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites në fshatin Propisht të Pogradecit,

Zamir Çekani, 40-vjeç, në konflikt e sipër që dyshohet se erdhi për shkaqe xhelozie, ka goditur gruan e tij Lirie Çekani, 35-vjeçe, me thikë, duke e plagosur fillimisht rëndë. Por më pas ajo ka ndërruar jetë. Mësohet se Liria ishte  gruaja e tij e dytë dhe ka ndërruar jetë pas disa goditjeve me thikë që kishte marrë nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkolike. Nga plagët nuk ka marrë dot as ndihmën e parë.

Gruaja është gjetur e pajetë në banesë nga infermierja dhe kryeplaku i fshatit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Sipas kësaj të fundit, autor i ngjarjes është 40 – vjeçari Zamir Çekani, i cili është arrestuar jo shumë larg vendit të ngjarjes.

SHKARKO APP