”Burri me Covid-19, gruaja jo”, shkenca shpjegon imunitetin natyror ndaj virusit

Me siguri keni dëgjuar nga njerëz të afërm, se në një familje burri është prekur nga Covid-19, kurse bashkëshortja jo edhe pse ata jetojnë në një shtëpi dhe kujdeset për të. Raste të tilla janë raportuar shpesh në të gjithë botën. Mbi 250 laboratorë në të gjithë botën kanë hetuar për këtë.

”Ne u përqendruam te persona e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, të cilët nuk janë në gjendje të prodhojnë interferon, e cila është molekula e parë mbrojtëse”, u shpreh Giuseppe Novelli. Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshimet e tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit, ata që kanë imunitet natyror ndaj Covid-19.

“Imuniteti nuk krijohet veç nga antitrupat”, tha Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes. ”Ekziston gjithashtu edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’iu mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”.

SHKARKO APP