Burri skena të pahijshme me bashkëshorten në lokal, arrestohet 30-vjeçari

Ka shkaktuar panik tek qytetarët një çift në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë, të cilët janë zënë dhe më pas burri ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.

Një skenë mjaft e pahijshme që ka detyruar qytetarët të njoftojnë Policinë.

“Nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç”.

“Në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes”, njoftuan blutë e kryeqytetit, teksa motivi i sherrit nuk dihet.

SHKARKO APP