Burri vrasës: E qëllova gruan i dehur, mëshirë! Amanet fëmijët

 Zamir Çekani gjatë marrjes në pyetje ne polici ka treguar të gjithë dninamikën e krimit, duke pohuar se ka qënë i dehur ne momentin kur lidhi me litar e qelloi me thike bashkeshorten e tij. Sipas tij gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ai ka kërkuar mëshirë, duke u pohuar policëve se u linte amanet tre fëmijët e tij.


Mosmarrëveshjet banale prej mëse një muaji kanë çuar në krimin e radhës brenda familjes. Një burrë 38-vjeçar mbyti me litarin e teshave bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe e qëlloi atë disa herë në parakrah me thikën e bukës. Krimi brutal ndodhi pasditen e kësaj të shtune (15 gusht) në fshatin Proptisht të Pogradecit. Sipas policisë, Zamir Çekani vrau nënë e tre fëmijëve të mitur, Lirien, gjatë grindjes të nisur mes tyre në banesë për motive banale. Sipas policisë, gruaja dyshohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e mbytjes. Pas krimit 38-vjeçari ka hedhur thikën jashtë banesës.

SHKARKO APP