Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në gropën e ujërave të zeza

MALIQ- Krim në familje në Maliq. Burri ka vrarë gruan dhe më pas e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zembëlak.

Pas vrasjes, burri është zhdukur në drejtim të paditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraprakisht mësohet se çifti ka qenë në proces divorci dhe xhelozia besohet se ka qenë shkaku i krimit.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja Luiza Mullalli., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gjergj Mullalli.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?