Bursa për studentët e ekonomikut – Në tre programe studimi, kompensimi është 750 euro në muaj

Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilët dëshirojnë të vijojnë studimet e tyre në Poloni kanë mundësi të aplikojnë për bursë.

Aplikimet kanë filluar, ndërkohë që në faqen zyrtare të Fakultetit Ekonomik jepen detajet për dokumentacionin që studentët duhet të dorëzojnë.

Sipas njoftimit të interesuarit kanë mundësi të vijojnë studimet në Universitetin Sileasian të Teknologjisë, në tre programet në atë Bachelor, Master dhe Doktoraturë,  ndërsa vlera e kompensimit për secilin student do të jetë 750 euro në muaj, po ashtu   ata do të kompensohen edhe për kostot e udhëtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ajo që duhet të kenë parasysh të gjithë studentët që zgjedhin të aplikojnë për bursë është së duhet të përzgjedhin të kryejnë në Universitetin Sileasian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e ekonomisë në universitetin e Tiranës, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’i njihen kur të kthehen sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të kundërt, nëse lëndët e kryera në Poloni nuk përshtaten me ato të universitetit të Tiranës atëherë studentët duhet t’i zhvillojnë përsëri të njëjtat lëndë kur të kthehen. Ndërkohë, që 1 qershori është vendosur si data e fundit për aplikime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?