Bursa për studime master në universitet më të mira në Indonezi

Konsullata e Nderit të Indonezisë në Shqipëri njofton se për të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Indonezi janë në dispozion më shumë se 50 bursa për nivelin master, në degë të ndryshme studimesh.

Studentët që aplikojnë duhet të jenë nën moshën 35 vjeç. Kërkesat për aplikim pranohen deri në deri më datën 31 Mars 2018.

Programi i bursave mundësohet nga Ministria e Arsimit të Lartë, Teknologjisë dhe e Kërkimeve në Republikën e Indonezisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vitin 2018 aplikimet për bursa në nivelin mastër mundësohet në fushat e mëposhtme:

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Studime Klasike (6 degë)

2- Inxhinieri (10 degë)

3- Shkencat ekzakte (13 degë)

4 -Shkencat Shoqërore (12 degë)

5 Arsim (12 degë)

Për informacione të mëtejshme dhe formularët e aplikimit mund te drejtoheni në website KNBscholarship: http://knb.ristekdikti.go.id/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?