Bushati dhe filozofi kosovar, kanë në duar procesin e Integrimit
Qeveria Shqiptare priti dje Komisionerin Europian për Zgjerim dhe Politikën fqinjësore, Johannes Hahn, në kuadër të nisjes së fazës përgatitore të procesit përgatitor për hapjen e negociatave.
Ky proces do të ketë dy figura drejtuese. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë bëri të ditur se cilët janë figurat diplomatike që do të drejtojnë punimet deri pranverën e ardhshme.
”Qeveria do të ketë si koordinator teknik zv.ministrin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit dhe drejtor të procesit ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati”,-tha Rama.
Gent Cakaj, është filozofi i ri kosovar që këshillonte kryeministrin Rama për çështjet diplomatike. Cakaj u emërua si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme në qershor të këtij viti.
KOHA JONË SONDAZH

