Bushati dhe Kotzias takohen 2 herë brenda ditës
Ministri i Europs dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kanë zhvilluar dy takime në ishullin e Rodosit. Bushati ka deklaruar para hyrjes në Konferencën e tretë për Sigurinë dhe Stabilitetin, se është bërë progres thelbësor në shumë çështje që nga takimet e fundit.
Brenda 24 orëve, mësohet se janë zhvilluar dy takime kokë më kokë. Takimi i parë ka zgjatur më shumë se një orë dhe është zhvilluar dje në mbrëmje, kurse i dyti gjatë punimeve të konferencës.
Mediet greke, shkruajnë se në këtë Samit do të finalizohet edhe marrëveshja, dhe se nënshkrimi i saj do u japë fund konflikteve dypalëshe, të trashëguara prej dhjetëra vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

