Bushati: Kosova duhet të kultivojë dialogun

 

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmri Bushati, ka reaguar lidhur me ngjarjet e të hënës në Parlamentin e Kosovës.

Sipas tij, është i nevojshëm kultivimi i dalogut, larg polarizimit të tejskajshëm.

“I shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë. Kosova gjendet përballë sfidave të mëdha të shtet-ndërtimit demokratik e konsolidimit të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Kësisoj, e ka të nevojshme kultivimin e dialogut dhe frymës së mirëkuptimit, larg eksperimentimit e polarizimit të tejskajshëm në retorikë dhe veprime”, shkruan në profilin e tij në Facebook ministri Bushati.

SHKARKO APP