Bushati kundër Braçes për administratën: Në Shkodër nuk do të ketë hakmarrje
Në një mbledhje me dyer të mbyllura socialistët shkodranë analizuan 30 qershorin, edhe pse ishte një proçes pa rivalë. Diskutimet zgjaten pak dhe si radhë herë mbledhja u mbyll për 30 minuta.
Ishte i deleguari i qarkut Ditmir Bushati që duke folur për mediat, theksoi se tani më e rëndësishme është që të nisë sa më parë puna, pasi qyteti ka shumë nevoja. Në këtë pikë deputeti socialist nuk lë pa kritikuar punën e 4 viteve të fundit në këtë bashki, ku sipas tij qyteti është lënë pas dore.
Për Bushatin pjesmarrja jo e lartë në votime e ka një shpjegim, molotovi dhe sulmet mbi KZAZ, që i paraprin 30 qershorit.
Ndryshe nga ajo çfarë paralajmëroi zëvendëskryeministri Braçe, Bushati tha se nuk do të ketë asnjë hakmarrje me nisjen e drejtimit të bashkisë nga socialistët, pasi Shkodra ka nevoja të tjera.
I vetmi handikap mbetet këshilli bashkiak, aty ku do të mungojë oponenca e opozitës.
Bushati: Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër dhe nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. Shkodra ka nevojë për punë, për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira për bashkinë.Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshill bashkiak. E dimë shumë mirë që bashkia mbyllej dhe një pjesë e pjesë e ndërmarrjeve në varsëi të saj vinin në Tiranë për protestën dhe gjatë ditëve të punës. Do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan dhe aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish.
Për herë të parë pas 30 vitesh, socialistët arritën të fitojnë bashkinë e Shkodrës, e drejtuar historikisht nga demokratët, që këtë herë bojkotuan zgjedhjet vendore.
KOHA JONË SONDAZH

