Bushati me shqiptarët e Maqedonisë: Jemi pranë jush

Pak pas përmbytjeve të fillim-gushtit në Tetovë të Maqedonisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vizitoi shqiptarët atje, për të cilët qeveria jonë akordoi edhe një fond ndihme.

Kryetarja e komunës së banuar me shumicë shqiptare, Teuta Arifi, vlerësoi ndihmën e shtetit shqiptar, ndërkohë që për Bushatin ndihma është detyrim kushtetues i Shqipërisë për shqiptarët në rajon.

Shipkovica dhe Recisa e Madhe ishin dy nga fshatrat e banuar nga shqiptarë të goditura më rëndë nga përmbytjet.

Ndalesa në këto dy fshatra e ministrit të Jashtëm shqiptar, nxori në rrugë të gjithë banorët për të pritur të dërguarin e Tiranës.

Për ministrin Bushati, më i vështirë qe ngushëllimi i familjeve që humbën të afërmit e tyre nga përmbytjet, ndërsa tha se shteti shqiptar do të jetë krah tyre me vëmendjen dhe ndihmën e duhur. 

SHKARKO APP