Bushati ndjen mungesën e Bregut: E fshiu Basha nga lista
Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë edhe kryefjala në sallën e Kuvendit. Në tabelë qitje është vënë ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Teksa ka dhënë sqarime lidhur me dështimin me negociatat, Bushati tha se deputetët e PD-së nuk arrijnë të kuptojnë. Sipas tij i vetmi njeri që kuptonte nga ky proces, (duke iu refueruar qartazi Majlinda Bregut), Lulzim Basha e fshiu nga lista duke mos e kandiduar më.
‘’Dhe një njeri që kishit që merrte vesh nga Integrimi, e fshiu Lulzim Basha nga lista”, u shpreh Bushati. Vetë Bregu e quajti lajm të mirë, vendimin e shtyrjes së çeljes së negociatave qershorin e 2019.
KOHA JONË SONDAZH

