Bushati në Bruksel, Gjosha: Hera e dytë kur përjashtohet opozita
Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të Këshill Stabilizim Asocimit, ku i pranishëm ishte ministri Ditmir Bushati.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Gjosha theksoi se për herë të dytë qeveria përjashtoi nga pjesëmarrja opozitën. Sipas saj ky vendim erdhi nga frika për të vërtetën.
REAGIMI I GJOSHËS
Këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të dytë organizohet nga qeveria duke përjashtuar opozitën. Frika nga e vërteta tani ka sjellë çensurën edhe në pozicionet dhe instancat ku opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm. Nëse dikush mendon që ky është një proçes i njëanshëm dhe jo gjithë përfshirës, kërkon të shkatërroj perspektivën europiane të Shqipërisë.
Sa keq që qeverisemi nga njerëz të vegjël si në vizion, ashtu edhe në shpirt!
KOHA JONË SONDAZH

