Bushati: Nënë Tereza është shenjti i tretë shqiptar

Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishmë për gjithë botën, por për shqiptarët në veçanti.

Por ky nuk është rasti i parë që një shqiptare shpallet shenjtore. Sipas ish-ambasadorit në Vatikan, Zef Bushati, Shen Nënë Tereza, është shenjti i tretë shqiptar.

Në një intervistë për Report Tv, Bushati deklaroi se para 16 shekujsh Shqipëria i dhuroi botës shenjtin e parë, Shën Dana dhe në vitin 620 në Shqipëri lindi edhe Shen Pelini.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nënë Tereza është shenjti i tretë që ne kemi. Kemi një shenjt para 16 shekujsh që ka lindur në Vlorë dhe pastaj e ushtroi aktivitetitin në Itali në Lece. Dana Tiku quhej. Për nder të tij një qyteze e vogël mori emrin e tij, qyteza Shen Dana. Një tjetër shenjt ka lindur në vitin 620 në Durrës dhe është bërë shenjt në vitin 668. Ai është Shen Pelini “, deklaroi Bushati në studion e Report TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zafsCAlKepI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?