Bushati: Qeveria e PD-së do të rris pensionet, ilaçe më cilësore me rimbursim për të moshuarit

Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me pensionistët në lagjen “Perash”, ku ka bashkëbiseduar rreth shqetësimeve. Pjesë e takimit ishin edhe prindërit e tij, ku si të gjithë pensionistët përballen me të njëjtat probleme.

Pensionet e vogla dhe harresa që ka bërë qeveria e 8 viteve për qytetin e Shkodrës dhe shkodranët, ishin shqetesimet kryesore ndërsa shumë prej tyre thanë se jetojnë me të ardhurat e femijëve pasi pensioni nuk ju del as për bukë jo për të mbyllur faturat e muajit apo për të blerë ilaçe.

Nga ana tjetër, Bushati shpalosi programin e Partisë Demokratike dhe përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai u angazhua se qeveria e ardhshme do të rrisë pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit dhe në çdo rast jo me pak se 5% në vit. Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?