Bushati: Rendi në Shkodër në rënie të lirë! Ortakëria e krimit me pushtetin, po tenton të kanosë zgjedhjet e lira
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati denoncon situatën e rëndë që po përjeton Shkodran ë javët e fundit me rendin dhe sigurinë e qytetarëve, ku siç thotë ai, rendi në Shkodër është çdo ditë e më shumë në rënie të lirë.
“Rendi në Shkodër në rënie të lirë!
Dy ngjarjet në një hark kohor prej 24 orësh janë dëshmia e një pushteti që po tenton të kriminalizojë zgjedhjet.
Ortakëria e krimit me pushtetin është rreziku që po tenton të kanosë zgjedhjet e lira.
Nuk ka asnjë tentativë për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët disa ditë përpara zgjedhjeve. Pakti me krimin po tenton të minojë frymën e një populli për ndryshim.
Nuk do ia dalin.
I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë detyrwn e saj dhe të mos vazhdojë të jetë vegël qorre e krimit të organizuar. I bëjmë thirrje ndërgjegjes së atyre policëve të pa infektuar nga “virusi i krimit” ta marrin seriozisht misionin që Policia e Shtetit ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Askush nuk mund të dali mbi vullnetin e shumicës. I sigurojmë qytetarët se askush nuk do të cënojë vullnetin e tyre këtë herë.
I bëjmë thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR të ketë parasysh ngjarjet e fundit.
Inspiruesi i krimit të organizuar ka një emër.
Të dielën, demokracia dhe shumica, fitojnë betejën ndaj krimit dhe së keqës. Shqiptarët fitojnë!”, deklaron drejtuesi politik i PD-së njëherësh dhe kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati.