Bushati: Shqipëria 100 mijë euro ndihmë Maqedonisë

Ka reagim qeveria Shqiptare jo vetëm me mesazh sensibilizues por dhe me ndihmë konkrete. Bëhet me dije se qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë Maqedoninë, me një fond paraprak prej 100 mijë eurosh. Vendi është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili në një prononcim të hënën për median, u shpreh se: ”Fondi prej 100 mijë euro do të shkojë për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombasit tanë me banim në Shkup e Tetovë”.

Ministri theksoi se, Qeveria Shqipëria po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në vendin fqinje dhe është gati për çdo lloj ndihme tjetër për menaxhimin e krizës krahas këtij fondi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?