Bushati: Shteti në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër
Drejtuesi politik i PD-së në Shkodër, njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Helidon Bushati ka reaguar për ngjarjet e fundit në këtë qytet.
”Dje përplasje me armë, sonte po përplasje me armë. Ndërsa shteti është në drejtim të paditur, krimi bën festë në Shkodër.
Kjo nuk është Shkodra. Shkodra nuk mund të jetë peng i ortakërisë së krimit me shtetin. Kjo qeveri nuk ka ofertë tjetër për qytetarët e Shkodrës.
Shkodra nuk mund të mbesë ma n’dorë t’horit! Pas 25 Prillit, i rikthejmë sigurinë e munguar qytetarëve të Shkodrës”,-shkruan Bushati në facebook.