Bushati: Sot kemi provën se ku do të shkojnë paratë e vjedhura nga tenderi i Unazës së Madhe
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u transmetua një investigim tronditës, që tregonte se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar tenderin për rindeërtimin e Unazës së Madhe , ka falsifikuar dokumentat që ka depozituar në QKB.
Analisti Andi Bushati, u shpreh se kjo e provon qartë destinacionin e parave që po vidhen në tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.
“Sot kemi provën dhe gurin e themelit, që jo vetëm kemi të bëjmë me një vjedhje por se edhe është menduar se ku do përfundojnë lekët e vjedhjes. Ne sot kemi edhe gjënë e prekshme që ja ku do shkojnë paratë që do vidhen.
Ç’nevojë ka një shtet, një kryeministër, një ministër transporti, të operojë me firma të regjistruara në parajsa fiskale, që falsifikon datën e krijimit, bilancet, përse duhet një qeveri që do të punojë ndershmërisht, të futet në gjithë këto ingranazhe mashtrimi?
Ka vetëm një përgjigje, për të vjedhur paratë dhe për të gjetur mënyrën se si t’i eksportojë.
Nuk jemi në kohën e banditëve që dalin paratë me valixhe, por shkojnë me këto mënyra.
Investigimi juaj i qartëson shqiptarët jo vetëm si po vidhen por edhe se ku shkojnë paratë që po vidhen”