Bushati sulmon gjyqtarët: Turp që nuk kalojnë Vetting-un
Duket se ”shkrirja” e Gjykatës Kushtetuese ka përplasur në debate deputetin e PD-së,Tritan Shehu dhe Ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Shehu tha se një shteti pa gjykatë Kushtetuese nuk mund ti hapen dyert në BE. Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bushati tha se mungesa e gjykatës nuk është lajm i mirë për vendin por më shqetësues është fakti që gjyqtarë të gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë nuk kalojnë vettingun.
”Ju keni shumë të drejtë që jeni të shqetësuar për faktin se gjykata Kushtetuese ka mbërritur në këtë pikë si pasojë e procesit të vettingut, edhe si jurist e ndaj shqetësimin tuaj se një vend pa Gjykatë Kushtetuese nuk është një lajm i gëzueshëm për askënd por nga ana tjetër mua më vjen turp kur shoh që procesin e Vetting-ut qoftë për çështje pasurie, penaliteti e kështu me rradhë, nuk e kalojnë dot shumica e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë”,-tha Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

