Bushati uron live Bregun: Lajm shumë i mirë për Shqipërinë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në studion e ”Zërit të Amerikës”, ka përshëndetur marrjen e drejtimit të zyrës të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal nga ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Bushati është shprehur se marrja e drejtimit të kësaj instance është një lajm shumë i mirë për Politikën e Jashtme të Shqipërisë dhe për çdo shqiptar.

”Në radhë të parë më krijohet mundësia përmes Zërit të Amerikës të përgëzoj zonjën Bregu për zgjedhjen dhe njëkohësisht të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare për këtë nismë që kemi punuar fort për të arritur. Shqipërisë i besohet një detyrë e rëndësishme. Duhet të mësojmë të shkojmë përtej emrave konkretë. Është një lajm shumë i mirë për Politikën e Jashtme, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?