Buxheti 2019, komisioni rrëzon dekretin e Presidentit Meta
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për buxhetin 2019. I pranishëm në Komision, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se presidenti Meta duhet të ndërhyjë për dialogun me studentët.
”Buxheti i vitit 2019 ka të gjitha mundësitë që të furnizojë kërkesat e studentëve. Sot, studentët kanë aleat vetëm qeverinë. Dekreti i Metës, pa asnjë detaj për arsimin. Meta të ndërhyjë për dialog me studentët, kjo është zgjidhja”, u shpreh ai.
Pak ditë më parë, Kreu i Shtetit ktheu ligjin për buxhetin e 2019 sërish në Kuvend. ”Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhej në njoftimin e Presidentit.
KOHA JONË SONDAZH

