“Buxheti”, Braçe përplaset me Ahmetajn në mbledhjen e grupit të PS
Pak para nisjes së seancës plenare, ku do të miratohet projekt-buxheti i vitit 2019, Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar.
Mbledhja është shoqëruar me debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetit, Erion Braçe. Shkak i debatit është bërë kërkesa e Braçes për mostatimin e pagave deri në 400 mijë lekë. Kërkesë kjo që është kundërshtuar nga Ahmetaj.
Braçe, në cilësinë e kreut të Komisionit të Ekonomisë, pritet të bëjë propozime për paketën fiskale gjatë shqyrtimit nen për nen.
KOHA JONË SONDAZH

